Albi Commerce posedon qendrën e vet distributive me një sipërfaqe prej 5000m2, e cila është shumë moderne dhe e përshtatshme për stokim dhe tregtim të produkteve të konsumit të gjerë.
Ndërrmarja ka mjete të mjaftueshme transportuese për dërgimin e mallërave deri te blerësit, të cilët e kanë kontraktuar blerjen e mallërave tek agjentët tregtar. Në të njejtën kohë edhe shitja me pakicë ka rritur vëllimin e qarkullimit, në saje të zgjerimit hapësinor si dhe të rritjes së numrit të punëtorëve. Albi Group ka edhe rrjetin e shitjes me pakicë i cili përbëhet nga 3 hipermarkete dhe 3 supermarkete, 3 supermarketet gjenden në qendër të Prishtinës, një hipermarket në dalje të Prishtinës (Veternik), një hipermarket në Bardhosh dhe një në Podujevë.
N.T.P. “Albi Commerce” posedon edhe Qendrën tregtare e cila gjendet në të njëjtin lokacion me qendrën distributive me një sipërfaqe prej 12000m2 . Qendra tregtare ka Hipermarketin me sipërfaqe prej 3500m2, restorant, lokale për veshëmbathje sportive , lokale për veshëmbathje elegante, sallon të mobileve , lokal me lodra për fëmijë , si dhe lokale të tjera që mund të shfrytëzohen për veprimtari afariste dhe financiare. Qendra tregtare posedon edhe parkingun e vet për afro 400 vende për vetura , gjë që do t’i mundësoj konsumatorëve qëndrim dhe furnizim të rehatshëm.
|
![]() ![]() |